Rajoni

15 persona kanë humbur jetën dhe 774 të tjerë janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 

Ndërkohë që 553 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 22. 690.
Featured image of article: 15 persona kanë humbur jetën dhe 774 të tjerë janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë  Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 15 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 774 të tjerë. Ndërkohë që 553 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 22. 690.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste pozitive, ndërsa 963 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment