Politike

15 mln euro nga BERZH, Hajdari: Ku po shkojnë këto para? A do përdoren për fushatë? Jepuni nga 1 mijë euro bizneve të vogla

VIDEO
Sipas Hajdarit, Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë borxhe por jep shumë pak ndihmë. 
Featured image of article: 15 mln euro nga BERZH, Hajdari: Ku po shkojnë këto para? A do përdoren për fushatë? Jepuni nga 1 mijë euro bizneve të vogla

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari folir rreth borxheve të marra nga qeveria e Shqipërisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Hajdari tha se gjithë këto para nuk janë shfrytëzuar për të shkuar në xhepat e shqiptarëve për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19, por ata marrin një shpërblim shumë të vogël. 

Sipas Hajdarit, Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë borxhe por jep shumë pak ndihmë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Sipas kësaj marrëveshjeje me BERZH, qeveria Rama do të marrë 15 milionë euro për të përbaluar pandeminë e Covid-19. Deri më tani janë marrë 1.2 mld euro. Ku i çojnë paratë që marrin borxh? Pyetja që lind është se kur kemi një deficit të ulët, pse vazhdojmë të marrim borxh? Është ky një lloj likuiditeti për fushatën që po vjn? Qeveria Rama nuk ka çuar as 150 mln euro për përballimin e krizës. Shëndetësia ka marrë vetëm 20 mln euro shtesë. Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë para borxhe dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët. Të gjitha këto financimë janë vetëm për të hapur fushatën e radhës. Gjithsej janë kontribuar vetëm 150 mln euro. Pse marrim kaq shumë borxhe, kur nuk ishte synimi që t’i përdorim? Pse morëm 1.2 mld euro borxh. Pse të mos japim një paketë të tretë ndihmë për përballimin e krizës. Kriza është shumë e thellë por në këtë sallë nuk e shikoj fare. Pse nuk u bëhet një transfertë bizneseve të vogla? Miratoni një paketë të tretë që të paktën tq mbulojnë kostot fikse, si qiranë dhe taksat. Kjo ndihmë do stimulojë në shtimin e pridhimit. Me aq para duhet tu kishim dhënë 1000 euro të paktën 100 mijë bizneseve që kanë kaluar krizë. Ne lekët borxh i kemi marrë, interesat po i paguajmë, por të paktën të bëjmë diçka të mirë,”- tha Hajdari.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment