Aktualitet

‘140 euro nata maksimimumi’, Tahiri ‘sulmon’ Etilda Gjonajn: S’kam paguar 900 euro nata si ajo tjetra

Ish-ministri ka mbrojtur vetë veten, ku që prej orës 11 ka renditur arsyet pse sipas tij, ai nuk është i përfshirë në trafikun e drogës.
Featured image of article: ‘140 euro nata maksimimumi’, Tahiri ‘sulmon’ Etilda Gjonajn: S’kam paguar 900 euro nata si ajo tjetra Saimir Tahiri, ish-minister dhe Etilda Gjonaj

TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësinë sot në një seancë maratonë që është zhvilluar në gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-ministri ka mbrojtur vetë veten, ku që prej orës 11 ka renditur arsyet pse sipas tij, ai nuk është i përfshirë në trafikun e drogës.

Dosja.al ka mësuar Tahiri nuk ka harruar të thumbojë në këtë seancë, ministren socialiste Etilda Gjonaj, dhe nënkryetarin e bashkisë, Arbër Mazniku që kanë fjetur në hotele luksi.

“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka çuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.” mësohet të jetë shprehur Tahiri.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment