Rajoni

14 persona kanë humbur jetën dhe 555 raste të reja janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ndërkohë që 324 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 25.910.
Featured image of article: 14 persona kanë humbur jetën dhe 555 raste të reja janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 14 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 555 të tjerë. Ndërkohë që 324 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 25.910.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 40.672 raste pozitive, ndërsa  1.040 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment