Rajoni

“14 KAUBOJ vijnë nga SHBA”/ Adam Boehler u kthen ‘komplimentin’ mediave kosovare: Po ndoshta dhe jemi, nuk e lejojmë të kaluarën të na pengojë të ardhmen

Në fjalimin që ka mbajtur në konferencën e përbashkët me Hotin ai është shprehur se ka ngelur i ofenduar nga një artikull që kishin bërë mediat kosovare të cilat i kishin quajtur 'kauboj' zyrtarët e SHBA-së.
Featured image of article: “14 KAUBOJ vijnë nga SHBA”/ Adam Boehler u kthen ‘komplimentin’ mediave kosovare: Po ndoshta dhe jemi, nuk e lejojmë të kaluarën të na pengojë të ardhmen Adam Boehler

KOSOVË- Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryeministrin Avdullah Hoti, ka bërë një deklaratë për mediat. Në fjalimin që ka mbajtur në konferencën e përbashkët me Hotin ai është shprehur se ka ngelur i ofenduar nga një artikull që kishin bërë mediat kosovare të cilat i kishin quajtur ‘kauboj’ zyrtarët e SHBA-së. Ai është shprehur se ndoshta me të drejtë i kanë quajtur ashtu pasi ata janë të përkushtuar dhe nuk e lejojnë të kaluarën të përkufizojë të ardhmen.

“Jam drejtori i koorporatës. Jemi bankë miliona dollarëshe. Jemi serioz për investimet në Kosovë. Nuk kam ardhur vetëm. Së bashku me departamentin e energjisë dhe me bankën EXIM e cila është bankë miliona dollarëshe do të bashkëpunojmë së bashku 6 agjenci në një projekt të paprecedent. Dua të përfundoj me një artikull që lexova gjatë rrugës kur erdha që na etiketonte si kaubojë. Nuk ishte menduar për të mirë dhe ndoshta nuk ishte kompliment. Por ndoshta edhe jemi kauboj, pasi jemi të përkushtuar dhe nuk e lejojmë të kaluarën që të përkufizojë të ardhmen. Kjo është ajo që synojmë të arrijmë”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se pak para disa orësh gazetari Berat Buzhala kishte shpërndarë në rrjetet sociale një grua që shfaqej me fustan të kuq dhe çizme kauboj, ndërkohë krahas fotos kishte shkruar 14 kauboj vijnë nga SHBA. Pas këtij postimi reagoi dhe vetë Grenell i cili e shpërndau postin e tij duke konfirmuar se vërtetë në Kosovë po shkkon ai së bashku me 13 persona.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në ““14 KAUBOJ vijnë nga SHBA”/ Adam Boehler u kthen ‘komplimentin’ mediave kosovare: Po ndoshta dhe jemi, nuk e lejojmë të kaluarën të na pengojë të ardhmen

  1. Paliaqet kane agjenden e tyre sekrete..nuk ju han palla atyre per Ballkanin.

Shto Koment