Aktualitet

1325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit dhe 4 subjekte me nga 1,000,000 lekë

Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit ku ka njoftuar se 1,325 qytetarët janë gjobitur me 3,000 lekë.
Featured image of article: 1325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit dhe 4 subjekte me nga 1,000,000 lekë Gjobat per maskat

TIRANË- 1,325 persona janë gjobitur për mosmbajtje maske gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit ku ka njoftuar se 1,325 qytetarët janë gjobitur me 3,000 lekë. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se 4 subjekte të cilat janë kapur duke shkelur ligjin në lidhje me masat e vendosura për mospërhapjen e pandemisë janë gjobitur me vlerën 1,000,000 lekë. Ndër të tjerë në njoftimin e policisë shkruhet se janë kapur në flagrancë 16 persona pas orën 22:00 pa leje dalje. Personat e kapur janë gjobitur me vlerën administrative 10,000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 1325 qytetarë, pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë dy ditëve të fundit. Masë administrative për 4 subjekte që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ndëshkohen me masë administrative edhe 16 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1325 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin prej subjekteve është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në dy ditët e fundit janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment