DiasporaPolitikeRajoni

13-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Meta i dërgon letër urimi Vjosa Osmanit: Zgjedhjet treguan maturi, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë jush

Meta shkruan se i përshëndet përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, për paqen në rajonin tonë
Featured image of article: 13-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Meta i dërgon letër urimi Vjosa Osmanit: Zgjedhjet treguan maturi, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë jush Ilir Meta dhe Vjosa Osmani

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi publike presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Letra nis me urimin për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Meta shkruan se i përshëndet përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, për paqen në rajon.

DEKLARATA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E nderuar Zonja Presidente në Detyrë, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani,
Festimi i 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell juve dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarëve të Kosovës, urimet më të ngrohta e vëllazërore.Përfitoj nga rasti, që në këtë ditë të rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të përshëndes përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, për paqen në rajonin tonë.
Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha sfidat e ardhshme, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre 13 viteve Pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e shtetit dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Zgjedhjet e mbajtura para pak ditësh në Kosovë treguan maturi dhe pjekuri politike të qytetarëve të Kosovës, si dhe dhanë një shembull demokracie se si duhet të mbahen zgjedhjet dhe të respektohet rezultati i tyre.Uroj që krijimi i institucioneve të reja të dala nga rezultati i zgjedhjeve të fundit, të jetë sa më i shpejtë, në interes të qytetarëve të Kosovës dhe përparimit në proceset integruese të vendit.Bashkëpunimi vëllazëror dhe Partneriteti Strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, meriton të fuqizohet dhe konkretizohet në të gjitha fushat, në veçanti për t’ju dhënë një mundësi e perspektivë sa më të madhe të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurtë europiane, në vendet tona dhe për të ndalur shpopullimin.
Shqipëria është e vendosur për të mbrojtur Pavarësinë, integritetin territorial dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.
Me urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për Republikën e Kosovës, ju lutem pranoni, e nderuar Zonja Presidente në Detyrë, shprehjen e konsideratës sime më të lartë


Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë! NewBorn ndryshon pamje, ngrihet flamuri shtetëror. Urimet e Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, aktivitetet e parashikuara gjatë ditës (AXHENDA)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment