DiasporaRajoni

13-vjetori i pavarësisë së Kosovës, liderët evropianë urojnë Osmanin: Marrëveshja me Serbinë ka rëndësi

Gazeta Ekspress shkruan se fillimisht ka qenë Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II, e cila ka uruar Osmanin si dhe popullin e Kosovës për pavarësinë, si dhe ka shpresuar që të Kosova t'i bëjë ball sfidave të pandemisë
Featured image of article: 13-vjetori i pavarësisë së Kosovës, liderët evropianë urojnë Osmanin: Marrëveshja me Serbinë ka rëndësi Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë urime për 13-vjetorin e pavarësisë nga liderët evropianë. Gazeta Ekspress shkruan se fillimisht ka qenë Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II, e cila ka uruar Osmanin si dhe popullin e Kosovës për pavarësinë, si dhe ka shpresuar që të Kosova t’i bëjë ball sfidave të pandemisë.

Një tjetër urim ka ardhur nga presidenti gjerman Frank- Walter Steinmeier, në të cilin thuhet se zgjidhja e dialogut me Serbinë është parësore për integrimin e Kosovës në BE.

“Reformat vendimtare dhe të qëndrueshme për forcimin dhe sundimin e ligjit, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, edhe më tej janë qenësore për ta vazhduar këtë rrugë. Rifillimi i dialogut vitin e kaluar me ndërmjetësimin e BE-së, ishte një hap i rëndësishëm”, thuhet në urimin e Presidenit gjerman.

Gjithashtu edhe Presidenti frances Emmanuel Macron në urimin e tij për Kosovën në ditën e pavarësisë ka shkruar se mbështet plotësisht dialogun e Kosovës me Serbinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë do të doja të përshëndesja angazhimin e Kosovës në dialogun me Serbinë që nga rifillimi i tij, pas takimit të nivelit të lartë, të cilin kancelarja Merkel dhe unë e mbajtëm më 10 korrik 2020. Unë mbështes plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, z.Miroslav Lajçak, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”,shkruhet në urimin e Macron.

Edhe Presidenti italian Sergio Mattarella, ka uruar Kosovën për pavarësinë si dhe ka mbështetur dialogun me Serbinë.

Kosova është shpallur shtet i pavarur me 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta. Liderët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment