Aktualitet

13 vjet pa drejtësi! 25-vjeçari shqiptar vdiq në punë, gruaja ende nuk është dëmshpërblyer, nga dhimbja humbi edhe fëmijën…

14 nëntori 2008 ishte ditë e shtunë dhe vështirë se kishte njeri në magazinën prej 12 mijë metrash katrorë që po ndërtohej në Interporto di Guasticce. Të gjithë ishin pushim. Por jo marangozët. Atë pasdite ishin katër prej tyre në vendin e ndërtimit. Midis këtyre, Riza Strazimiri, 25 vjeç.
Featured image of article: 13 vjet pa drejtësi! 25-vjeçari shqiptar vdiq në punë, gruaja ende nuk është dëmshpërblyer, nga dhimbja humbi edhe fëmijën… Riza Strazimiri

ITALI– 15 Nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimirit. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në vendin e punës. Prej dy muajsh ishte i martuar me Dorina Danushin, 25 vjeçe dhe së bashku prisnin një fëmijë.

Kronikat e kohës në mediat italiane kanë pasqyruar agoninë e familjes dhe miqve kur mësuan lajmin e vdekjes. Dorina, e cila humbi foshnjën që mbante për katër muaj, është ende në pritje të drejtësisë. Ata që ishin përgjegjës për punimet u dënuan, por asnjë euro nuk i dha të vesë, ende trembëdhjetë vjet pas tragjedisë. Tani Dorina po kërkon drejtësi.

“Unë kam pritur shumë gjatë,”-thotë ajo.

14 nëntori 2008 ishte ditë e shtunë dhe vështirë se kishte njeri në magazinën prej 12 mijë metrash katrorë që po ndërtohej në Interporto di Guasticce. Të gjithë ishin pushim. Por jo marangozët. Atë pasdite ishin katër prej tyre në vendin e ndërtimit. Midis këtyre, Riza Strazimiri, 25 vjeç.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por agonia për vdekjen e parakohshme të të riut është vetëm pika e fillimit të një kalvari të gjatë nëpër sallat e gjyqit. Dëgjimet, aktet, avokatët dhe secili pasazh rinovon dhembjen e përjetshme. Hetimi i hapur nga Prokuroria Publike çon, në 14 korrik 2015, në dënimin e katër personave për mosrespektim të rregullave të sigurisë. Gjykatësi gjithashtu urdhëron ndihmë të përkohshme për anëtarët e familjes së viktimës. Por Dorina Danushi nuk do të ketë një euro nga 100 mijë të parashikuara sepse, shpjegon ajo, “kur shkuam të merrnim pasuritë e të dënuarve, nuk gjetëm asgjë”.

Dhimbja, ndërkohë, nuk pakësohet, si dhe kujtimi i Rizait.  Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat.

“Unë kam humbur djalin dhe burrin tim, por gjithmonë ka 1000 justifikime,”-shtoi ajo.

Marrë dhe përkthyer nga iltirreno.gelocal.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment