Bota

13 vite nga zhdukja e Madeleine McCann/ Policia gjermane merr të dhëna të reja për vrasjen e vogëlushes, turistët britanikë japin detajet

Prokurorët gjermanë, edhe pse kanë dalë pista të reja hetimi, janë shprehur të bindur se i dyshuari kryesor për zhdukjen e vajzës tre-vjeçare është 43-vjeçari Christian Brueckner .
Featured image of article: 13 vite nga zhdukja e Madeleine McCann/ Policia gjermane merr të dhëna të reja për vrasjen e vogëlushes, turistët britanikë japin detajet Madeleine McCann dhe autori i dyshuar
Përditësuar:

GJERMANI– Policia gjermane do kthehet në Portugali për të vazhduar hetimet lidhur me zhdukjen e vajzës britanike Madeleine McCann,  në vitin 2007 kur ishte 3 vjeçe, pas disa informacioneve të marra nga disa turistë britanikë. Prokurorët gjermanë, edhe pse kanë dalë pista të reja hetimi, janë shprehur të bindur se mund të akuzojnë të dyshuarin kryesor Christian Brueckner për zhdukjen e vajzës tre-vjeçare.

E vetmja pengesë e këtij hetimi janë marrëdhëniet e dobëta midis ekipit policor të dy vendeve, pasi një veprim i  tillë ka të ngjarë të kundërshtohet nga autoritetet potugeze.

Pedofili i dënuar Brueckner, 43 vjeç, u ekstradua dy herë nga Portugalia për krime seksuale ndaj fëmijëve.

Detektivët gjermanë kanë marrë shumë informacione të shkëlqyera në javët e fundit, veçanërisht nga pushuesit britanikë që ishin në Praia da Luz në kohën e zhdukjes së Madeleine,’ tha një burim pranë çështjes,raporton Daily Mail.

Kjo është arsyeja pse ata duan të kthehen në Portugali sa më shpejt të jetë e mundur për të vijuar hetimet,” shtuan ata.

Brueckner po vuan një dënim 21-mujor për çështje droge në një burg në Gjermani, dhe do të transferohet në Wolfenbuttel në Janar për të filluar një dënim shtatë-vjeçar për përdhunimin e një gruaje në Praia da Luz në 2005.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u identifikua si i dyshuari i ri kryesor në çështjen McCann në qershor pasi policia gjermane lëshoi ​​një provë të re duke përfshirë detaje të makinave të tij dhe numrave të telefonit. Prokurori Hans Christian Wolters, i cili po udhëheq hetimin e McCann në Gjermani, ka thënë më parë se ai ka ‘prova konkrete’ që Brueckner e vrau atë.

Brueckner aktualisht po vuan një dënim me burg për trafik droge dhe pritet të qëndrojë pas hekurave deri në 2026 pasi humbi një përpjekje për të përmbysur një dënim për përdhunim.

McCann u zhduk nga dhoma e gjumit në 3 maj gjatë një pushimi me familjen në Algarve ndërsa prindërit e saj ishin duke ngrënë darkë me miqtë e afërt në vendpushimin e Praia da Luz.

Zhdukja e saj nxiti një kërkim ndërkombëtar, me postera të fëmijës së humbur të shpërndara në të gjithë botën dhe thirrje për informacion që mund të ndihmonte në gjurmimin e saj dhe çuarjen e rrëmbyesve të saj para drejtësisë.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment