Showbiz

13 vite në ekranin e Vizion Plus, mbyllet emisioni satirik, ‘Bypass Show'(FOTO)

Agim Bajko moderatori i njohur i emisionit satirik Bypass show, ka bërë me dije se emisioni i tij nuk do të vazhdojë më transmetimin e tij në Vizion Plus.
Featured image of article: 13 vite në ekranin e Vizion Plus, mbyllet emisioni satirik, ‘Bypass Show'(FOTO) Agim Bajko

TIRANË- Prej 13 vitesh në ekranin e Vizion Plus, emisioni satirik, ‘Bypass Show’ nuk do të vazhdojë më transmetimin e tij në këtë television.

Lajmi është bërë me dije nga vetë moderatori i emisionit Agim Bajko, i cili ka njoftuar përmes  një postimi në rrjetet sociale se, Bypass Shoë nuk do të vazhdojë me transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shumë se një dekade.

 

“Miq te Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt.Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX!”-shkruan ai.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment