Politike

“13 tetori”, Basha i sigurt për opozitën: S’ka përçarje mes nesh, PD nuk hyn në zgjedhje. Tre paditë e shtatorit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sërish denoncime nga koncesionet. Basha shprehet se përshëndet kthimin e tyre nga presidenti Ilir Meta. Kryedemokrati shprehet se njeh dekretin e Metës për zgjedhje më 13 tetor, por nga ana tjetër është shprehur PD-ja nuk regjistrohet.

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme një konferencë për shtyp ku edhe ka folur për aktualitetin politik.

Basha nuk ka nguruar që të hedhë akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama sa i përket koncesioneve apo edhe Teatrit  Kombëtar.

Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta. 

Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës, Ne e kemi thënë se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese. KQZ duhet të nisë procedurat ndryshe do vihet para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Vendimet e partive janë partiake, nuk dënohen nga ligji, ndërsa institucionet po. Opozita e ka bërë të qartë se është gati të dialogojë dhe pala tjetër e ka refuzuar. Nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës përmes normave europiane”, tha Basha.

Kryedemokrati ka njoftuar se do të ngrejë padi penale ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels, një prej të cilave do të depozitohej në Danimarkë.

Duke u ndalur tek aksioni opozitar, Basha ka paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë Rama dhe plotësimin e tre kushteve të opozitës.

(k.m/dosja.al)

  • 14:46

    Koncesionet, Basha konferencë urgjente: Hajduti s’ka shkuar me pushime

    Lulzim Basha

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e PD-së ku edhe ka folur lidhur me koncesionet.

    Basha e ka quajtur kryeministin Edi Rama një hajdut duke renditur edhe koncesionet që sipas tij janë abuzive.

    “Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshendes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish,”-tha Basha.

    Pjesë nga fjala e Bashës:

    Hajduti nuk ka shkuar me pushime. Para një muaji kam denoncuar rastin e grabitjes më të fundit dhe sot dua të them se modeli i tij është tipik. Metoda është ajo e fryrjes së kostove. Në anglisht quhet “kick-back”. Të gjitha koncesionet dhe tenderat e Edi Ramës janë të tilla. Kjo shpjegon pse rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europën Lindore. Kjo shpjegon sepse 600 m bulevard tek Zogi i Zi më falni Zogu i kushton 6 milion euro. E dini se kush kompani është? Është “Fusha” sh.p.k.? Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshendes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back i Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun. Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kostoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti i Thumanë Kashar. Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të ndahen.

  • 14:46

    PD frikë nga SPAK? Basha: Është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës

    Lulzim Basha

    Ditën e sotme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkë-bisedim me gazetarët, përsa i përket zhvillimeve të ndodhura së fundmi në vend.

    Duke iu referuar deklaratve të mëparshme të presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u, gazetari pyeti Bashën nëse kishte frikë apo jo.

    “Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do ti hapë rrugën një krize tjetër. ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.” – sqaroi Basha.

  • 14:46

    Basha tregon hapin e radhës: Në shtator kallëzim penal për arkitektin danez

    Lulzim Basha

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të ngrejë tre padi, ku njëra prej tyre do të depozitohet edhe në Danimarkë.

    Basha bën me dije se brenda javës së parë të shtatorit do të depozitojë një padi në Danimarkë për arkitektin Bjarke Ingels.

    “Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza,“-tha Basha.

Shto Koment