Aktualitet

13 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit në Durrës, 9 nga të infektuarit punonjës të fasonerisë

13 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit në Durrës. Fasoneritë e qytetit ende janë vatra "të nxehta" infeksioni.
Featured image of article: 13 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit në Durrës, 9 nga të infektuarit punonjës të fasonerisë Spitali i Durrësit

Shqipëri– 13 raste të reja me COVID-19 në Durrës gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 9 nga të infektuarit janë punonjës të një fasonerie në qytetin bregdetar. Ndërsa, 4 personat e tjerë janë infektuar gjatë kontaktit që kanë pasur me të infektuarit e tjerë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

964 të infektuar, 31 viktima dhe 758 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive . Ndërkohë 79% e të  prekuve janë shëruar. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë dhe numri total i viktimave është 31.

J.V/Dosja.al

Shto Koment