Rajoni

13 persona kanë humbur jetën dhe 609 raste të reja me Covid janë regjistruar 24 në orët e fundit në Kosovë 

Ndërkohë që 350 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 21.746.
Featured image of article: 13 persona kanë humbur jetën dhe 609 raste të reja me Covid janë regjistruar 24 në orët e fundit në Kosovë  Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 13 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 609 të tjerë. Ndërkohë që 350 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 21.746.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 35.549 raste pozitive, ndërsa 939 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment