LIVE UPDATES
Bota

128 mijë të zhdukur/Europa heton torturuesit e regjimit të Assadit

23 Maj 2019, 07:27 Nga DOSJA
128 mijë të zhdukur/Europa heton torturuesit e regjimit të

Më shumë se 1,2 milionë dokumenta sekrete të aparatit sirian të sigurimit të shtetit kanë rënë në duart e organizatave jo qeveritare në Perëndim. Dokumentat janë të zyrave të shërbimit sekret shtetëror, që gjatë luftës ranë nën kontrollin e opozitarëve sirianë. Organizatat joqeveritare i nxorrën ato kontrabandë nga Siria. “Qendra siriane për drejtësi dhe përgjegjësi”, SJAC, me qendër në Uashington, ka publikuar paraprakisht një analizë të dokumentave, sipas të cilës përgjegjësia politike për torturat e kryera në fillim të protestave kritike ndaj qeverisë më 2011 shkon deri tek majat e shtetit sirian.

“Për herë të parë në historinë e Sirisë do të publikohen tani dëshmi që tregojnë për përfshirjen e niveleve të larta të qeverisë siriane,” thotë drejtori i SJAC, Mohammad Al Abdallah. Organizata e tij zotëron më shumë se 480 mijë faqe dokumentash të aparatit sirian të sigurimit, analiza e të cilave u botua ditën e martë në një raport të quajtur “Walls Have Ears” (Muret kanë veshë). Pjesa më e madhe e dokumentave janë të vitit 2013 nga Tabka dhe Al Rakka, si dhe të vitit 2015 nga Idlib, kur forcat siriane të sigurisë ishin dëbuar prej andej.

Listë me emra për përndjekjen e kundërshtarëve të qeverisë

Studimi tregon për “proceset vendimmarrëse në sektorët sirianë të shërbimit sekret, shkeljen serioze të të drejtave të njeriut, por edhe se si këto shërbime sekrete patën vënë nën kontroll çdo sektor të jetës së përditshme në Siri”, thuhet në raportin që tregon se si shërbimet sekrete siriane patën përpiluar që në vitin 2011 lista me emrat e kundërshtarëve të qeverisë. Në një letër të datës 13 qershor 2011, drejtori i shërbimit politik sekret i bën thirrje të gjithë drejtuesve të sektorëve që “brenda 24 orëve” të sjellin të gjitha informacionet për protagonistët e protestave kundër Assadit. Shumë prej tyre u arrestuan dhe në fund u torturuan. Këtë e tregojnë edhe 26 mijë fotografitë, që një ish-fotograf i policisë ushtarake siriane ka mundur të nxjerrë me ndihmën e francezëve dhe t’ i verë në dispozicion të hetuesve dhe prokurorisë në shumë vende europiane, përfshirë Gjermaninë, për t’ i përdorur si bazë për hetimet.

Dëshmi për hapje padie kundër Asadit

Dokumentat e shumta ruhen në një fondacion me qendër në Europë, të shfaqur rrallë në publik, në “Komisionin për drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare”, të regjistruar në Hollandë, i cili ka nxjerrë nga Siria fshehurazi pas fillimit të luftës më shumë se 800 mijë dokumenta, që analizohen tani nga dhjetëra analistë për të gjetur veprat e dënueshme. Fondacioni përkrahet financiarisht nga shumë qeveri europiane, mes të cilave Britania e Madhe dhe Gjermania.

Në tavolinën e drejtorit të fondacionit, William Wiley, ndodhet një organigram i përpiluar nga hetuesit. Ai tregon për zinxhirin e dhënies së urdhërave nga shërbimi sekret sirian dhe filialet e tij në qytete dhe provinca të veçanta të vendit, zinxhir që përfshin të ashtuquajturën “Njësi Qendrore për Menaxhimin e Krizës” (“Central Crisis Management Cell”), të krijuar nga partia socialiste Baath e Sirisë. Në krye të zinxhirit ndodhet presidenti i vendit, Bashar al-Asad. Wiley ka qenë më parë prokuror i OKB në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin e Ruandës në Hagë. Kur ai hetoi për rrethimin e Sarajevës nga ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karadzic, nuk pati asnjë doument. Sot situata ka ndryshuar. Wiley flet për një protokoll të një takimi të “njësisë qëndrore të menaxhimit” të datës 5 gusht 2011, në të cilin njerëz të lartë të shtetit sirian kanë urdhëruar “bastisje të përditshme kundër organizatorëve të protestave” dhe kundër “atyre që dëmtojnë imazhin e Sirisë në mediat e huaja”.

Urdhëra për përndjekjen e opozitës
Nëse do që të kuptosh se si kanë vdekur mijëra viktima të torturës në Siri, duhet filluar “me këtë dokument”, thotë Wiley në një bisedë me Deutsche Wellen. “Në shumë raste bëhej fjalë për njerëz krejt normalë, që nuk kanë qenë të angazhuar politikisht por që mund të kenë njohur dikë që ka qenë aktiv në politikën e opozitës”. Ish hetuesi i OKB, është i bindur se dokumentat mjaftojnë për të dërguar në një gjykatë ndërkombëtare presidentin Assad dhe për ta akuzuar për krime kundër njerëzimit, nëse Assadit i kërkohet nga aleatët e tij që të shkojë në ekzil. “Ne kemi shembujt si ai i Laurent Gagbos, ish presidentit të Bregut të Fildishtë i cili dha dorëheqjen dhe përfundoi në Hagë. Ose Charles Taylor, ish presidentit të Liberisë i cili përfundoi direkt nga ekzili në burg”.

Ai beson se presidenti sirian Assad do të ketë të njëjtin fat: “Dëshmitë për përfshirjen e presidentit Assad në krime të shëmtuara lufte dhe krime kundër njerëzimit janë të tilla që nuk mund të vihen në dyshim.” Padija do të bazohej në dokumenta të aparatit sirian të sigurisë. Që tani ato shërbejnë si bazë për shumë akuza të ngritura në Europë për krime kundër njerëzimit. Policia arrestoi në Francë në fillim të viti, një ish-punonjës të shërbimit sekret, Gjermania dy të tjerë, mes të cilëve Anwar R. në Berlin, i cili ndodhet nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme gjermane e akuzon atë të jetë përgjegjës për torturat e kryera nga një sektor i shërbimit sekret në Damask. Wiley thotë për Deutsche Wellen se prokurorët e Europës janë duke zhvilluar hetime kundër 12 personave të rangut të lartë, që japë përgjegjës për tortura siç është Anwar. R. “Në Europë mund të ketë edhe persona të tjerë. Por e sigurt është se shumë të tjerë ndodhen në Siri. Në Turqi ose diku tjetër në Lindjen e Mesme.” Ai është i bindur se vitet e ardhshme në Europë do të ketë gjithnjë e më shumë procese gjyqësore kundër dorasve të regjimit sirian të torturës.
Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 128 mijë të zhdukur rregjimi i asad 128 mijë të zhdukur rregjimi i asad

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni