Sport

120.000 firma për të përsëritur Angli-Itali, ish-mesfushori tallet me tifozët anglezë: Ku mund të firmosë për të…

. Tifozët nuk po dinë më se çfarë të shpikin për të lëshuar zhgënjimin dhe zemërimin, duke krijuar peticione që deri më tani janë 120.000 firma, duke i kërkuar UEFA-s përsëritjen e ndeshjes.
Featured image of article: 120.000 firma për të përsëritur Angli-Itali, ish-mesfushori tallet me tifozët anglezë: Ku mund të firmosë për të… Claudio Marchisio

ANGLI-Anglezët nuk po dorëzohen. Ata thjesht nuk mund pranojnë humbjen në finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Tifozët nuk po dinë më se çfarë të shpikin për të lëshuar zhgënjimin dhe zemërimin, duke krijuar peticione që deri më tani janë 120.000 firma, duke i kërkuar UEFA-s përsëritjen e ndeshjes.

Një lëvizje dëshpëruese nga anglezët, që është ironizuar edhe nga ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio.”Më fal po ku nënshkruhet peticioni për të riluajtur edhe një herë finalen Itali-Angli? Ne e fitojmë atë edhe një mijë herë të tjera”. Ishte postimi i futbollistit italian.

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment