Politike

12 vite më pas/ Taulant Deda flet për votën që i dha Topit për president: Nuk bëhem pishmam

Ish-deputeti socialist Taulant Dedja ka folur lidhur me votimin e bërë në parlament në vitin 2007, kur Bamir Topi u bë president.
Featured image of article: 12 vite më pas/ Taulant Deda flet për votën që i dha Topit për president: Nuk bëhem pishmam Bamir Topi dhe Taulant Dedja

TIRANË– Ish-deputeti socialist Taulant Dedja ka folur lidhur me votimin e bërë në parlament në vitin 2007, kur Bamir Topi u bë president.

Me anë të një statusi në Facebook, Dedja u shpreh se ai kishte votuar Topin dhe se nuk bëhet pishman për këtë gjë.

Pjesa tjeter e atyre qe votuan (me ndonje perjashtim) u luhaten sa majtas sa djathtas, ndersa une zgjodha terheqjen nga politika qe e deklarova qe te nesermen e votimit. Edhe per kete vendim nuk kam asnje pishman. Perkundrazi!

Postimi i plotë:

Nuk jam njeriu i pishmaneve !

Dikush me pyeti sot pasi kish lexuar intervisten time tek “The Albanian” a jam bere pishman per voten ne favor te Bamir Topit ne vitin 2007 (sipas tij “presidenti me i padenje”).

Ja dhe pergjigja ime: Une nuk kam asnje pishman ne jete madje ne intervisten e mesiperme e theksoj qe nuk jam njeriu i pishmaneve. Cilet jane presidentet e “denje” apo “te padenje” u takon historianeve ta thone. Per kete ceshtje kam dhene publikisht shpjegime dhe kam patur fatin te vendos ne kushtet kur isha deputet i pavarur por dhe sikur te isha deputet i grupit te PS, nuk ka patur ne ate kohe asnje vendim zyrtar se si duhej votuar dhe u be nje loje e “ndyre” vetem e vetem per te shmanguar Nanon, loje e orkestruar nga Ben Blushi te cilin me pas Rama e flaku ndersa sot perseri ‘flirtojne” ne raporte te tjera. Ne se i rikthehemi momentit, pra faktit qe Shqiperia ndodhej ne prag te pranimit ne NATO, Kosova ne prag te shpalljes se pavaresise dhe mesazhi i nderkombetareve ishte qe duhej stabilitet politik (dhe jo zgjedhje te parakohshme qe mund te provokoheshin nga moszgjedhja e presidentit) jam i bindur perseri sot se kam vepruar drejt. Ne se sot do isha ne te njejten situate do veproja ne te njejten menyre. Une votova per kapercimin e krizes jo per emrin konkret. Besoj se eshte krejtesisht e ndershme ne raport me faktin qe Neritan Ceka hyri ne gare vetem per te shmangur Nanon dhe me pas u shperblye duke marre ne perdorim fuoristraden qe kish perdorur deri ne ate moment Bamir Topi si deputet. Pjesa tjeter e atyre qe votuan (me ndonje perjashtim) u luhaten sa majtas sa djathtas, ndersa une zgjodha terheqjen nga politika qe e deklarova qe te nesermen e votimit. Edhe per kete vendim nuk kam asnje pishman. Perkundrazi!

Më 21 korrik 2007,  Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë duke zëvëndësuar Alfred Moisiuin. Në votim morën pjesë 90 deputetë, ku 85 votuan pro Topit dhe 5 për rivalin tjetër në garë Neritan Ceka.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment