Politike

12 vite burg për Tahirin? Bardhi: I duhet Ramës, e ka marrë peng me dosjen “Xibraka”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se kryeministri po bën sikur po kërkon dënimin e Tahirit pasi I duhet në udhëtimin që po bën në Gjermani. Ai thekson më tej se Rama është pëngu I Tahirit, për shkak të dosjes që sipas Bardhit ka vëllai i Ramës, dosja “Xibraka”.
Featured image of article: 12 vite burg për Tahirin? Bardhi: I duhet Ramës, e ka marrë peng me dosjen “Xibraka” Saimir Tajiri dhe Gazment Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, komentoi edhe pretencën e dhënë nga Prokuroria për ish-ministrin Saimir Tahiri, që kërkoi 12 vite burg. I ftuar në studion e “Ora news, Bardhu  shpreh se e gjitha kjo është një shoë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se kryeministri po bën sikur po kërkon dënimin e Tahirit pasi I duhet në udhëtimin që po bën në Gjermani. Ai thekson më tej se Rama është pëngu I Tahirit, për shkak të dosjes që sipas Bardhit ka vëllai i Ramës, dosja “Xibraka”.

 “Edi Rama është peng i Saimir Tahirit. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, përfshirë edhe Saimir Tahirin, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.

Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai proces gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një shoë. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, përfshirë edhe Saimir Tahirin, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje. 

Pak ditë përpara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.  Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një shoë. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së vëllait të tij, dosjes “Xibraka”,”- tha Bardhi.

Një ditë më parë ish-ministri Saimir Tahiri u përball me një seancë gjyqësore maratonë prej 7 orësh. Vendimi është shtyrë për në datën 19 shtator.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment