Aktualitet

12 të infektuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, mes tyre mjekë dhe infermierë të QSUT-së

12 të infektuar në Tiranë gjatë orëve të fundit. Mësohet se mes të infektuarve ka mjekë dhe infermierë.
Featured image of article: 12 të infektuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, mes tyre mjekë dhe infermierë të QSUT-së Foto nga spitali Infektiv

Tiranë– 12 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve ka mjekë dhe infermierë të QSUT-së. Nuk dijhet ende gjendja shëndetësore e të infektuarve.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po pëhapet sërish me shpejtësi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 851 qytetarët. Dje rezultuan të infektuar 23 persona. Harta u zgjerua me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment