Politike

Mbledhja e Këshillit Politik, PD prezanton 12 propozimet për Reformën Zgjedhore

PD në tryezë ka treguar 12 prioritetet e saj për Refomën Zgjehdore, duke i quajtur 12 çështje kyçe, të cilat kërkon që të shihen me përparësi nga Këshilli Politik.
Featured image of article: Mbledhja e Këshillit Politik, PD prezanton 12 propozimet për Reformën Zgjedhore Mbledhja e Këshillit Politik

TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë propozuar ndryshimet e tyre për Reformën Zgjedhore. Sipas informacioneve bëhet me dije se, PD është shprehur e vendosur për propozimet e mëparshme dhe kërkon ndarjen e politikës nga krimi, masa kundër shit-vlerjes së votës, përdorim e teknolgjisë në votim.  PD në tryezë ka treguar 12 prioritetet e saj për Refomën Zgjehdore, duke i quajtur 12 çështje kyçe, të cilat kërkon që të shihen me përparësi nga Këshilli Politik.

Sipas informacioneve nga mbledhja mësohet se çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit është parandalimi dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen ‘masa për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykatave në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit dhe administratën, cenimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore’. Po ashtu PD kërkon përfshirjen në kalendarin e punës edhe çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e politikës nga krimi, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës, për të cilën parashikohet forcimi i zbatimit të procesit të dekriminalizimit, financimi i partive politike dhe përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje.

Gjithashtu, grupi i punës, i cili i kryen diskutimet ka renditur mes çështjeve prioritare listat e zgjedhësve, pajisjen me karta ID dhe parandalimin e votimit fiktiv, rolin e medias në fushatë, parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike, paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet. Një nga çështjet prioritare që pritet të diksutohet rreth fillimit të marsit është sistemi zgjedhor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Parakusht që këto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të ‘ndarjes së shtetit nga partitë politike’ në përputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.’- thuhet në dokumentin e dakordësuar për çështjet prioritare të reformës zgjedhore. Gjithashtu, grupi i punës ka vendosur që për të gjitha çështjet prioritare përfaqësuesit e opozitës ‘të dorëzojnë propozime në formën e drafteve ligjore dhe zgjidhjeve të mundshme alternative në përputhje me standardet e ODIHR-it për zgjedhje të lira e të ndershme’. Grupi i punës ka vendosur që ‘për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ekspertët e ODHIR.’

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment