Aktualitet

12 plumba mbi xhamin ku rrinte Mond Çekiçi, pamjet e ML-së luksoze që është shpuar nga fishekët, 40-vjeçari u ekzekutua jashtë lokalit ku pinte kafen e mëngjesit (DETAJET)

VIDEO
Dosja.al sjell pamje nga afër të makinës, e cila siç shihet në video është qëlluar 12 herë nga plumbat.
Featured image of article: 12 plumba mbi xhamin ku rrinte Mond Çekiçi, pamjet e ML-së luksoze që është shpuar nga fishekët, 40-vjeçari u ekzekutua jashtë lokalit ku pinte kafen e mëngjesit (DETAJET) Edmond Keçi dhe pamje nga vendi i ngjarjes

DURRES- 12 herë është qëlluar në xhamin e pasagjerit ku ishte ulur i forti i Durrësit, Edmond Keçi. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar në një automjet tip Mercedes Benz ML me targa AA 211 CV, bashkë me shoferin e tij.

Ai u qëllua mbrapa Drejtorisë Arsimore në Durrësit, brenda makinës së tij, pranë një lokali ku pinte kafen e mëngjesit.

Dosja.al sjell pamje nga afër të makinës, e cila siç shihet në video është qëlluar 12 herë nga plumbat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.


Lajmi kryesor: Tronditet Durrësi/ Ekzekutohet në atentat miku i Lul Berishës, Mond Çekiçi. Shoferi i viktimës debatoi me autorët, 12 plumba i morën jetën të fortit të bandës

(F.g/dosja.al)

Shto Koment