Bota

12 nga 91 pasagjerët rezultuan pozitiv me Covid-19/ Greqia pezullon sërish fluturimet me Katarin

Mediat vendase kanë njoftuar se avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë, ndërkohë pezullimi i fluturimeve do të vendoser deri më 15 qershor.
Featured image of article: 12 nga 91 pasagjerët rezultuan pozitiv me Covid-19/ Greqia pezullon sërish fluturimet me Katarin Avioni i Katarit

GREQI– Ditën e sotme Greqia ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Katarit pasi 12 nga 91 pasagjerët që udhëtonin në linjën Doha-Athinë të ‘Qatar Airways’ kanë rezultuar pozitiv pasi i janë nënshtruar testit të Covid-19.

Mediat vendase kanë njoftuar se avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë, ndërkohë pezullimi i fluturimeve do të jetë deri më 15 qershor.

Kujtojmë se Greqia po bëhej gati për të rihapur të gjithë kufijtë si dhe po përgatitej për të pritur turistët nga vendet e tjera. Deri më tani në Greqi janë infektuar 2,937 persona nga të cilët kanë vdekur 179 persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:naftemporiki.gr

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment