Politike

12 miljet e Greqisë në detin Jon, Basha jep opsionin: Duhet t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Greqia dhe Shqipëria duhet t'i drejtohen Gjykatës së Hagës për të zgjidhje përfundimtare lidhur me detin. 
Featured image of article: 12 miljet e Greqisë në detin Jon, Basha jep opsionin: Duhet t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me kërkesën e Greqisë për 12 milje në detin Jon.

Basha u shpreh se Greqia dhe Shqipëria duhet t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për të zgjidhje përfundimtare lidhur me detin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne si PD kemi të njëjtin qëndrim prej 10 vitesh. Kjo është e panegociueshme dhe e dyta është propozimi ynë prej fillimit duke qenë se cështja u mbars si retorikë politike brënda Shqipërise edhe brenda Greqisë, drejtimi te gjykata ndërkombëtare e Hagës apo tek një pale tjetër, të një gjykatë tjetër. Mendoj se duhet t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës për një marrëveshje,”-tha Basha.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment