Aktualitet

12 mijë euro për të shkuar në SHBA/ Dënohet grupi që k73 vite burg alonin klandestinëve, 73 vite burg për shtatë anëtarët

Mësohet se Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar, kurse 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali janë dënuar me nga 10 vite burg.
Featured image of article: 12 mijë euro për të shkuar në SHBA/ Dënohet grupi që k73 vite burg alonin klandestinëve, 73 vite burg për shtatë anëtarët Gazmend Garupi, koka e grupit

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 73 vite burg, shtatë anëtarët e grupit që trafikonin klandestinë shqiptarë drejt Amerikës.

Mësohet se Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar, kurse 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali janë dënuar me nga 10 vite burg.

Të arrestuarit u vunë në pranga më 27 korrik të vitit 2018, dhe u akuzuan për trafik të klandestinëve nga Shqipëria në Angli dhe në SHBA kundrejt vlerave mondetare nga 8 deri në 12 mijë euro.

Grupi në fjalë realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë, në mënyrë që shqiptarët që kishin paguar për udhëtimin drejt SHBA-ve apo Anglisë, të pajiseshin me dokumente të huaja dhe të mbërrinin në destinacion.

Të dënuarit dhe rolet që kishin:

Gazmend Garupi 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, në rolin kryesor, atë të organizatorit.

Sotiraq Antoni 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhi Ramadani 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit

Bledjan Ramadani 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.

Eduart Shima 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit

Pllumb Pali 47 vjeç, banues në Gruemirë. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

Shpëtim Kiri 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment