
TIRANË- Deputeti Alket Hyseni sot kishte një detyrë shumë të rëndësishme. Atij iu besua numërimi i votës së tij dhe kolegëve për ndryshimet në Kushtetutë.
Por duket se Hyseni, nuk i ka punë mirë me matematikën, ose më saktë i ka shumë keq, pasi u ngatërrua dhe në një mbledhje të thjeshtë të dy shifrave.
Deputeti i PS Alket Hyseni në votimit, pasi kishte lexuar rezultatët për çdo fletë tha “Këta ishin të nderuar deputetë, 116 vota gjithësej nga të cilët 106 veta ishin pro dhe 6 kundër”.
Por me aritmetikën e Hysenit, 106+6 bëjnë 116, por e vërteta është se bëjnë 112.
(A.B. Dosja.al)