Kulture

112-vjetori i Kongresit të Manastirit, Basha: Dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët. Frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane

Basha thotë se përvjetori i Kongresit të Manastirit është një frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.
Featured image of article: 112-vjetori i Kongresit të Manastirit, Basha: Dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët. Frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane Lulzim Basha

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 112-vjetorin e Ditës së Alfabetit Shqip. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se përvjetori i Kongresit të Manastirit është një frymëzim për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS: 

Si sot 112 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare. Kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët. 150 delegatë të të gjitha përkatësive fetare, nga të gjitha krahinat shqipfolëse dhe të diasporës vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin latin me 36 shkronja që përdorim sot e kësaj dite.  Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare. Sot i kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres dhe frymëzohemi prej tyre për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite  më parë në Kongresin e Manastirit, që u zhvillua nga 14 nëntori deri më 22 të vitit 1908. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete shqiptare, ku u ra dakord që gjuha shqipe do të bazohej në alfabetin latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato në gjuhën shqiptar.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment