Politike

111-vjetori i ‘Kongresit të Dibrës’, Meta në Dibër: Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur

Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.
Featured image of article: 111-vjetori i ‘Kongresit të Dibrës’, Meta në Dibër: Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur Ilir Meta ne Diber
Përditësuar:

DIBËR– Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme i pranishëm në Dibër të Madhe aty ku mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Përmes një postimi në “Facebook” bashkëngjitur me foto kreu i shtetit shprehet:  Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment