Dikur

11 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës votoi pro Pavarësisë së Kosovës

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohej si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Featured image of article: 11 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës votoi pro Pavarësisë së Kosovës sheshi i Prishtines

KOSOVË– Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë ka shpallur vendimin këshillues, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohej si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi u lexua nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

“Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.- ishte përgjigja që Gjykata i dha pretendimeve të Serbisë.

Sipas tij, në atë kohë as Rezoluta 1244 nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësisë nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”,- ishte shprehur Ovada.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”,- deklaroi Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment