Aktualitet

11 raste me Covid-19 në Vlorë, emigranti erdhi në atdhe dhe infektoi familjen në fshatin Kotë

Mësohet se 4 prej të infektuarve janë nga fshati Kotë. Ata u infektuan nga i afërmi i tyre që ishte kthyer nga Italia.
Featured image of article: 11 raste me Covid-19 në Vlorë, emigranti erdhi në atdhe dhe infektoi familjen në fshatin Kotë Spitali i Vlorës

VLORË– Ministria e Shëndetësisë njoftoi  se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 prej të prekurve janë nga fshati Kotë, të cilët u infektuan nga një i afërmi i tyre që ishte kthyer nga Italia.

Ndërsa, të prekurit e tjerë janë raste kontakti të personave të mëparshëm të konfirmuar me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment