Rajoni

11 persona kanë humbur jetën dhe 855 të tjerë janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ndërkohë që 748 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 19.772.
Featured image of article: 11 persona kanë humbur jetën dhe 855 të tjerë janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 855 të tjerë. Ndërkohë që 748 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 19.772.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 20.989 raste pozitive, ndërsa  705 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment