Aktualitet

11 persona brenda një familjeje, koronavirusi bën kërdinë në Durrës, i moshuari infekton gjithë njerëzit e shtëpisë

Ata janë të gjithë në gjendje të stabiliziuar, dhe mësohet se kanë lidhje familjare me 71-vjeçarin e identifikuar me Covid-19 vetëm dy ditë më parë.
Featured image of article: 11 persona brenda një familjeje, koronavirusi bën kërdinë në Durrës, i moshuari infekton gjithë njerëzit e shtëpisë Spiatli i Durrësit

DURRËSDosja.al ka zbardhur detaje rreth 20 rasteve të reja që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. 12 prej këtyre rasteve mësohet se janë vetëm në qytetin e Durrësit, ku 11 persona i përkasin së njëjtës familje.

Ata janë të gjithë në gjendje të stabiliziuar, dhe mësohet se kanë lidhje familjare me 71-vjeçarin e identifikuar me Covid-19 vetëm dy ditë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment