
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim organizativ me partinë e saj. Në Instastory teksa ka pubikuar foto mbi takimin, Kryemadhi ka bërë me dije se do që LSI të fitojë 11 mandate në Tiranë.
Ajo ka shkruar se 11 deputetët do të jenë mbështetja e qytetarëve për punësimin e tyre, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe social.
“LSI është gati për 11 mandate në Tiranë. Njëmbëdhjetë deputetë, që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe social. Ata do të çojnë përpara misionin. Shqipëria, shtëpia juaj. Më 25 prill voto numër 6, voto LSI”, ka shkruar Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)