Politike

108 vjetori i Pavarësisë/ Veliaj letër qytetarëve të Tiranës për 28- nëntorin: Do jemi gjithmonë bashkë, ndarja nuk ekziston 

Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit.
Featured image of article: 108 vjetori i Pavarësisë/ Veliaj letër qytetarëve të Tiranës për 28- nëntorin: Do jemi gjithmonë bashkë, ndarja nuk ekziston  Qytetaret e Tiranes

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ditën  e sotme u ka drejtuar një letër qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit.

Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit. Në letrën e tij, shkruhet se pavarësisht sfidës së pandemisë që ka përfshirë botën, flamuri kuq e zi na mëson të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim përpara me transformimin e Tiranës.

“Po vij unë te ju – shkruan ai – te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”.- shkruan ndër të tjera Veliaj.

Letra e plotë e kryetarit Veliaj:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR! Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t’u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm. Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s¬fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin

 Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.

Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës. Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s¬fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar. Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t’ju ftoj t’i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit!

(A.k.dosja.al)

Shto Koment