Rajoni

108 vjetori i Pavarësisë/ Vjen urimi i veçantë nga Kosova, Vjosa Osmani: 28 Nëntori, ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar 

Osmani shkruan se Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori, duke shtuar se është trashëgimi e përjetësuar në simbol. 
Featured image of article: 108 vjetori i Pavarësisë/ Vjen urimi i veçantë nga Kosova, Vjosa Osmani: 28 Nëntori, ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar  Vjosa Osmani

KOSOVË– Presidentja në detyrë e Kosovës, njehkohësisht dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në 108 vjetorin e Pavarësisë ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për festën e Flamurit. Osmani shkruan se Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori, duke shtuar se është trashëgimi e përjetësuar në simbol.

Po ashtu, Osmani thekson se kjo ditë është ditë krenarie dhe shprese për çdo shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori. Ai është trashëgimi e përjetësuar në simbol. Qysh nga koha e Skënderbeut, ai i bën krenarë shqiptarët dhe i bashkon rreth një fryme. Prandaj, ata janë fort të lidhur për të, sepse, përveç tjerash, ua simbolizon lirinë. Kështu qe në Krujë, më 1443, në Vlorë më 1912 e në Prishtinë, më 1999. Prandaj, nuk është aspak rastësi që shqiptarët janë ndër të paktët popuj, i cili, duke treguar respektin e skajshëm ndaj këtij simboli, e ka lartësuar atë edhe në simbolin tjetër, himnin kombëtar. 28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen. Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e ngulmimit për vlerat e lirisë dhe e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, po shndërrohen dalëngadalë në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”, përfundon telegrami i u.d. Presidentes Osmani dërguar Presidentit Meta.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment