Aktualitet

108 vite ‘Drejtësi shqiptare’, kryeprokurori Olsian Çela bën thirrjen magjistratëve: Bëhuni pjesë e procesit transformues

VIDEO
Po ashtu, Çela shtoi se 10 maji duhet të ishte një moment reflektimi për atë se çfarë është dhe se çfarë duhej bërë.
Featured image of article: 108 vite ‘Drejtësi shqiptare’, kryeprokurori Olsian Çela bën thirrjen magjistratëve: Bëhuni pjesë e procesit transformues Olsian Çela

TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në Ditën Kombëtare të Drejtësisë ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e sistemit të ri transformues. Po ashtu, Çela shtoi se 10 maji duhet të ishte një moment reflektimi për atë se çfarë është dhe se çfarë duhej bërë.


Dita e sotme duhet të jetë ditë reflektimi. Vizioni ynë është shprehur në një strategji të qartë. Pa dyshim një vëmendje të posaçme e kanë institucionet e reja. Të gjitha masat e marra kanë synuar që të përfaqësojnë pavarësinë e prokurorëve. Me këtë rritet përgjegjshmëria e tyre. Modeli i bashkëveprimit duhet të intensifikohet më tej. Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik konstat. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues,”-tha Çela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend për aktorë të korruptuar! Mungon Soreca! Metani: Kur politika s’i gjen kufijtë, magjistratët duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve

(k.m/dosja.al)

Shto Koment