Politike

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Meta: Misioni gjatë tërmetit nxorri në pah profesionalizmin dhe dashurinë tuaj (VD)

Kreu i shtetit shkruan se Forcat e Armatosura në këtë 170-vjetor janë gjendur në krye të solidariteti dhe ndihmës për të prekurit nga tërmeti dhe spikatën me profesionalizmin e tyre për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënoja.

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në 107-vjetorin e krijimin të Forcave të Armatosura, ka shpërndarë një video shumë interesante. Në vend të një urimi normal, Meta është fokusuar tek misioni i ushtarëve gjatë tërmetit, ku shumë prej tyre ishin në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Kreu i shtetit shkruan se Forcat e Armatosura në këtë 170-vjetor janë gjendur në krye të solidariteti dhe ndihmës për të prekurit nga tërmeti dhe spikatën me profesionalizmin e tyre për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënoja.

POSTIMI I PLOTË

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare! Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare. Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! 🇦🇱

Shqipëria në 26 nëntor u godit nga një tërmet shkatërrues ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Për disa ditë me radhë Forcat e Armatosura të mbështetura nga Policia, vullnetarë e grupe të kërkim-shpëtimit nga vendet aleate të Shqipërisë nxorrën nga rrënojat dhjetëra të plagosur e viktimat. FA në këtë mision ishte në një angazhim maksimal, pasi dhe vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment