Aktualitet

104 të vdekur nga Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri, ministrja Manastirliu: Pritet rritje e numrit të të shtruarve

  • Tri viktima në 24 orët e fundit, vdes gruaja 44-vjeçare nga Tirana, 99 raste të reja
  • Deri më tani tek Infektivi janë të shtruar 102 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Edhe vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka parashikuar një shtim të rasteve pasi sipas saj qytetarët nuk i respektojnë rregullat. 
    Featured image of article: 104 të vdekur nga Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri, ministrja Manastirliu: Pritet rritje e numrit të të shtruarve Të dhënat për Covid-19

    SHQIPËRI– 104 viktima dhe 3851 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ky është bilanci që ka arritur vendi që nga shënimi i rasteve të para në fillim të muajit mars. Aktualisht, raste aktive janë 1610, ndërsa të tjerët e kaluar koronavirusin dhe janë përmirësuar. Megjithatë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

    Deri më tani janë të shtruar 102 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. 

    Ndërkohë që për t’i ardhur në ndihmë Infektivit është hapur sërish edhe spitali COVID-2 (Sanatoriumi), ndërsa edhe vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka parashikuar një shtim të rasteve pasi sipas saj qytetarët nuk i respektojnë rregullat. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    (k.m/dosja.al)

     

    • 12:26

      Kishin një gëzim familjar, infektohen dy persona në Fier/ Xhaxha e nip rezultojnë pozitiv

      Foto ilustruese

      Dy person janë infektuar në Fier. Xhaxha e nip janë infektuar nga pandemia e koronavirusit pasi kanë marrë pjesë në një festë familjare. Xhaxhai punon në një kompani nafte dhe nipi në Kadastrën e qytetit, dhe kanë shfaqur simptoma të sëmundjes një ditë pas festës. Ndërkohë tamponi u është marrë edhe të gjithë punonjësve të tjerë dhe familjarëve të pranishëm në festë.

    • 10:32

      COVID-19 nuk ndalen/ Tri viktima në 24 orët e fundit, vdes gruaja 44-vjeçare nga Tirana, 99 raste të reja (BILANCI)

      Marjeta Dervishi, ISHP

      Tri viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e atyre që kanë vdekur nga virusi në 104. Ndërkohë që një numër shumë i lartë i rasteve të reja, vazhdon të jetë shqetësues për autoritetet. 99 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Viktima e parë është një 44-vjeçare nga Tirana, e cila ishte e intubuar (frymëmarrje të drejtuar për 10 ditë) dhe vuante nga disa sëmundje, përveç obezitetit. Viktimat e tjera janë edhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

      NJOFTIMI I MINISTRISË: 

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19. Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia. Rikujtojmë qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

      Testime totale 34175

      Raste pozitive 3851

      Raste të shëruara 2137

      Raste Aktive 1610

      Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3,

      Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

      Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

      Tiranë 734

      Durrës 209

      Shkodër 199

      Vlorë 104

      Lezhë 86

      Kukës 55

      Korçë 50

      Elbasan 46

      Fier 42

      Berat 40

      Dibër 24

      Gjirokastër 21

    • 10:12

      Katër persona me Covid-19 në Devoll, mes tyre edhe një mjeke, karantinohet personeli I qendrës shëndetësore dhe kontaktet e të infektuarve

      Foto ilustruese

      Katër persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Devoll. Mësohet se katër rastet e reja me koronavirus janë të gjithë familjarët të rastit të parë që është paraqitur në këtë zonë. Mes tyre, e infektuar është edhe mjekja e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Qendra shëndetësore në këtë fshat nuk është mbyllur, ndërkohë që mësohet se janë future në karantinë të gjithë kontaktet e të infektuarve. Bashkë me to është karantinuar edhe stafi i qendrës shëndetësore, ndërkohë që në vend të mjekes së infektuar ka shkuar një tjetër mjek në detyrë.

    Shto Koment