Aktualitet

101 të vdekur dhe 1560 aktivë me Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri, koronavirusi i merr jetën edhe një 21-vjeçareje, katër persona të intubuar

  • Vdesin katër persona nga Covid-19 në Shqipëri, 85 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
  • E RËNDË! Shënohet viktima më e re në Shqipëri, ndërron jetë një 21-vjeçare me koronavirus
  • DETAJE/ Shkoi në spital se i dhimbte koka, si u shua 21-vjeçarja nga Covid-19
  • 5 të prekur me COVID-19 në Krujë, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme
  • Theu karantinën dhe doli xhiro në pazar, ja si e pësoi i infektuari ME COVID-19 në Tropojë
  • Maskat bëhen të detyrueshme në ambjentet e mbyllura, 20 mijë lekë për shkelësit
  • 101 viktima dhe 3752 të infektuar. Aktualisht, raste aktive janë 1560, ndërsa 2091 të tjerët e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë përmirësuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe kayër viktima. Sot është shënuar edhe vdekja e 21-vjeçares, viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri.
    Featured image of article: 101 të vdekur dhe 1560 aktivë me Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri, koronavirusi i merr jetën edhe një 21-vjeçareje, katër persona të intubuar Foto ilustruese

    SHQIPËRI– 101 viktima dhe 3752 të infektuar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri pas 33750 testimeve të bëra që nga nisja e pandemisë. Aktualisht, raste aktive janë 1560, ndërsa 2091 të tjerët e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë përmirësuar.

    Në një deklartaë për mediat, Mirela Cami nga ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima, mes tyre edhe një 21-vjeçare. Kjo e fundit është viktima më e re në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.

    Sipas deklaratës zyrtare 21-vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar dhe ka ndërruar jetë si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19. Vetëm katër ditë më parë, vajza ishte paraqitur në spital me dhimbje koke dhe pas tamponit kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Si pasojë e gjendjes së rënduar 21-vjeçarja ishte intubuar dhe mëngjesin e sotëm, katër ditë pasi shkeli në spital, ndërroi jetë.

    Ministria e Shëndetësisë shtoi se gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe sepse vuante nga sindromi metabolik.

    Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 3 qytetarë të tjerë. Bëhet fjalë për 49-vjeçaren nga Kruja, nënën e 7 fëmijëve, e cila ndodhej në gjendje të rëndë prej 11 ditësh. Dy viktimat tjera janë përkatësisht nga 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

    Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Dosja.al raportoi edhe për një person të prekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. I infektuari është parë duke shëtitur i lirë në pazar dhe më pas është shoqëruar për në Komisariatin e qytetit.

    (f.m/dosja.al)

    • 18:24

      Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi

      Drejtuesja e Inspekoratit Shtetëror Shëndetësor dyshohet se është infektuar me COVID-19. Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi problemeve që ka hasur me shëndetin.

      Vjollca Braho, drejtuese e ISHSH

      Burime bëjnë me dije se ajo ka disa ditë që ka shfaqur simptoma, por sot gjendja e saj është përkeqësuar dhe është drejtuar në spital. Nuk dihet ende nëse Braho është e infektuar me COVID-19, pasi pritet dhe një përgjigje më e saktë e analizave.

      Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren dhe mendohet se mund të jetë infektuar gjatë punës së saj.

    • 15:09

      Rastet e reja me COVID-19 në Vlorë, preket punonjësja e zyrës së Gjendjes Civile

      Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u konfirmuan 6 raste të reja me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se njëra nga të prekurat është punonjëse në zyrën e Gjendjes Civile në Vlorë.

      Autoritetet ndërkohë po diskutojnë për mundësinë e mbylljes së këtij institucioni. Nuk dihet nëse u janë marrë tamponët punonjësve të tjerë të këtij institucioni.

    • 13:23

      Tre raste me Covid-19 në Elbasan, infektohet punonjësi i policisë dhe bashkëshortja e tij, bashkë me ta dhe i ati i infermieres

      Foto ilustruese

      Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Elbasan. Mësohet se të infektuarit janë një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij, ndërsa i infektuari tjetër është babai i një infermiereje në spitalin e Elbasanit. Me rastet e reja të shënuara numri total i të infektuarve në Elbasan shkon në 42 të infektuar .

    • 12:47

      Ndodh në Vlorë! Kishte 2 javë që i dilte testi negativ, infektohet sërish me COVID-19

      Spitali i Vlorës

      6 raste të reja me COVID-19 janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit vetëm në qytetin e Vlorës, nga 85 raste të infektuar në të gjithë vendin. Njëri prej tyre është një pacient i cili është kontakt i një personi të prekur më herët me COVID-19. Personi në fjalë, bëjnë me dije se kishte dy javë që i kishte dalë testi negativ, ndërsa dje, me tamponin e radhës ka dalë pozitiv.

    • 11:49

      DETAJE/ Shkoi në spital se i dhimbte koka, si u shua 21-vjeçarja nga Covid-19 brenda katër ditëve, nuk mbijetoi dot pas intubimit

      Foto ilustruese

      Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 21-vjeçaren, viktimën më të re shënuar në Shqipëri nga Covid-19. Mësohet se e reja ishte paraqitur për herë të parë para katër ditësh në spital, pasi ankohej se kishte një dhimbje koke të vazhdueshme. Pas tamponit të kryer, 21-vjeçarja ka rezuktuar pozitive me Covid-19 dhe është futur në intubim, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Vdekja e të resë u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme.

    • 11:09

      Vdesin katër persona nga Covid-19 në Shqipëri, mes tyre dhe 21-vjeçarja e intubuar, 85 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 4 pacientë të intubuar

      Katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Covid-19, mes tyre edhe një 21-vjeçare. Kjo e fundit është viktima më e re në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 21-vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar dhe ka ndërruar jetë si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19. Mirela Cami, gjatë deklaratës zyrtare shtoi se gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja nuk ka arritur të mbijetojë.

      Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 3 qytetrë të tjerë. Bëhet fjalë për 49-vjeçaren nga Kruja, nënën e 7 fëmijëve, e cila ndodhej në gjendje të rëndë prej 11 ditësh. Dy viktimat tjera janë përkatësisht nga 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.
      Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

      COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)
      Testime totale 33750
      Raste pozitive 3752
      Raste të shëruara 2091
      Raste Aktive 1560
      Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

      Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
      Tiranë 699
      Durrës 217
      Shkodër 198
      Vlorë 100
      Lezhë 80
      Kukës 58
      Korçë 49
      Elbasan 42
      Berat 40
      Fier 36
      Gjirokastër 22
      Dibër 19

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
      Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
      Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
      Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
    • 10:45

      E RËNDË! Shënohet viktima më e re në Shqipëri, ndërron jetë një 21-vjeçare me koronavirus, vuante edhe nga sindromi metabolik

      Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv duke u bërë viktima më e re nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Vdekja e të resë u konfirmuar edhe nga deklarata zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë, teksa Mirela Cami bëri bilancin e 24 orëve te fundit. Sipas Camit, 21-vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar dhe ka ndërruar jetë si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.  Gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja nuk ka arritur të mbijetojë.

    • 10:12

      Theu karantinën dhe doli xhiro në pazar, ja si e pësoi i infektuari ME COVID-19 në Tropojë

      Një person i prekur nga pandemia e koronavirusit ka thyer karantinën në qytetin e Tropojës. I infektuari është parë duke shëtitur i lirë në pazar dhe më pas është shoqëruar për në Komisariatin e qytetit.

    • 9:23

      10 ditë luftë me vdekjen, ndërron jetë 49-vjeçarja me COVID tek Infektivi, pasi u infektua në fasoneri vdes nëna e 7 fëmijëve

      Foto ilustruese

      Një 49-vjeçare nga Kruja ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se e reja ishte infektuar në një fasoneri në Krujë dhe ishte intubuar prej 10 ditësh. Gjithashtu bëhet me dije se e reja ishte nëna e 7 fëmijëve, ndërkohë që rasti i saj pritet që të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë.  Mësohet se e reja jetonte në një konteiner pasi banesa e saj ishte dëmtuar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, “banesë” e cila i ishte siguruar nga ana e shoqërisë civile.

    • 08:45

      5 të prekur me COVID-19 në Krujë, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme

      Pesë persona kanë rezultuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në total janë kryer 13 testime tek persona që dyshoheshin se ishin infektuar, nga të cilët kanë rezultuar vetëm 5 pozitivë. Mësohet se të prekurit janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme.

    Shto Koment