Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
100-vjetori i Luftës së Vlorës, Rama ngre peshë patriotët: Në ADN-në e gjakut kanë analogjinë e të pamundurës, dyfish
2 Shtator 2020, 18:06Nga DOSJA
VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Luftën e Vlorës, si një nga më të veçantat në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. I pranishëm në ‘Sheshin e Flamurit’, ku u organizua edhe cereminia solemne e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, Rama tha se e veçanta e kësja lufte ka qenë edhe pjesë marrja e grave në këtë luftë. Rama shtoi se Lufta e Vlorës gjendet në një nga ato momentet formuese të shtetit të ri shqiptar.
“Besoj se në ADN-në e gjakut të vlonjatëve është analogjia e të pamundurës. Një popull i çuditshëm me një aftësi të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar në momente të caktuara diçka të pamundur. Është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Lufta e Vlorës është një luftë e fituar nga njëra palë që objektivisht ishte e humbur. Pavarësia e 8 viteve përpara Luftës së Vlorës i tregoi botës se shqiptarët ekzistojnë. Ndërkohë Lufta e Vlorës që tregon për herë të parë se dhe shteti shqiptar ekziston…..Lufta e Vlorës gjendet një nga ato momentet formuese të shtetit të ri shqiptar. Kjo na bën të gjithëve që vlonjatëve t’u jemi borxhlinj dy herë, jo vetëm për Pavarësinë, por edhe për Luftën e Vlorës. Gramoz mos m’u mërzit, ndjesë por kjo nuk e përjashton faktin që edhe tepelenasve duhet t’u jemi borxhlinj. Nga Traktati i fshehtë i Londrës, Shqipëria rrezikonte të vishej sërish me të zeza, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhi, edhe përmes shtypit të tyre të lire. Ajo që ishte e rëndëishme, ishte edhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e grave në atë luftë. Gratë organizuan një rrjet shitjesh të bizhuterive. Sot në këtë përvjetor është momenti për të kujtuar heroizmin e kësaj ngjarjeje në vetvete dhe peshën e saj,”- tha Rama ndër të tjera.
Sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Teksa mbante fjalën në ceremoninë solemne të organizuar për 100...
VLORË– Ceremonia solemne në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, në “Sheshin e Flamurit”. Të ...
TIRANË– Igli Gjelishti, shënjestra e Partisë Demokratike për ditët e fundit, ka reaguar sërish pas deklaratës së Endri Hasës, se pronari i Web & Develo...
SHKODËR– Majlinda Jubani Angoni është emëruar prefekte në qarkun e Shkodrës. Dosja.al mëson se ky vendim është marrë një ditë më parë në Elbasan, ku ...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është tërhequr pas deklaratës që bëri paraditen e sotme, teksa shtoi se Mimi Kodheli, nuk ka qenë asnjëhe...
TIRANË- Partia Demokratike rikthehet në tryezën e Këshillit Politik me një kërkesë të pandryshuar, që koalicionet të mos preken. Nënkryetari i Partisë Demo...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryebashkiakët, dy ditë pas takimit që pati me grupin parlamentar. Dosja.al mëson se pasditen e të enjtes...
TIRANË- Pronari i Web & Development Communication, Igli Gjelishti i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se i ka kaluar kompanisë së botuesi...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgj...