Aktualitet

“100% mbulim të territorit”, si po i mashtron Vodafone klientët, në veri të humbin gjurmët

Nëse ju ndodh të vizitoni veriun e Shqipërisë dhe zonat e thella turistike, harrojeni që do të keni mundësi të komunikoni me ndonjë të afërm apo mikqtë tuaj.
Featured image of article: “100% mbulim të territorit”, si po i mashtron Vodafone klientët, në veri të humbin gjurmët Foto nga lumi i Shalës dhe reklama e Vodafone

TIRANË– Kompania telefonike “Vodafone Albania” po i mashtron hapur klientët që kanë besuar në shërbimet e saj. Teksa në reklamat e shumta trumbetohet mbulimi me valë në të gjithë Shqipërinë, e vërteta është krejt ndryshe.

Nëse ju ndodh të vizitoni veriun e Shqipërisë apo zonat e thella turistike, harrojeni që do të keni mundësi të komunikoni me ndonjë të afërm apo miqtë tuaj. Sigurisht, nëse jeni një nga mijëra abonentë që keni besuar në shërbimet e “Vodafone”.

Pavarësisht se kompania premton krejt ndryshe. E kontaktuar nga Dosja.al, “Vodafone” siguroi që ka mbulim të gjerë edhe në lumen e Shalës.

Biseda

Por nuk ndodh! Telefoni juaj do të jetë gjithë kohës ‘no service’ dhe kjo gjë do t’ua bëjë më të frikshëm një udhëtim që keni ndërmarrë për të eksploruar natyrën.

Si mund të jesh e qetë duke eksploruar pa menduar se me familjen apo të afërmit nuk ke komunikuar prej orësh?! Ose në rastin më të keq, nëse të ndodh një aksident, duhen orë të tëra që dikush të të vijë në ndihmë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo gjë ndodh në zonën veriore të vendit tonë pasi jugu i Shqipërisë është disi më i sigurtë. Kjo e fundit, jo për faktin që “Vodafone” ka mbulim të gjerë, por të paktën qytetarëve u vjen në ndihmë për të komunikuar, kompania telefonike greke.

Çdo klient apo qytetar që paguan tarifa të caktuara mujore për të përfituar shërbimet e një kompanie telefonike ka të drejtë të kërkojë mbulim 100% të zonës ku jeton, ashtu siç edhe vetë “Vodafone” ka premtuar.

Për të mos llogaritur më pas faktin që në spotet e publikuara së fundmi, reklamohet mbulimi 4G, sin jë shërbim që ofrohet 40% më shumë se çdo kompani tjetër telefonike. E sigurt që kjo gjë nuk do ët ndodhë në zonat veriore të Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment