TERROR në Tiranë! Ultrasit bëjnë "namin", dhunojnë dhe efektivët, disa policë të lënduar
Foto nga trazirat TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe...
Foto nga trazirat TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga kryeministria ku tifozët po ndiqet nga policia. Ata me shkopinj në duar po shkatërrojnë...
TIRANË- Nuk kanë të ndalur incidentet para finales së Conference League, pasi te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar sot se biznesi i vogël do të taksohet. Me ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë ‘bilancin’ e 100 ditëshit të vendosur si ultimatum nga kryeministri Edi Rama për Policinë e Shtetit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, në ditën që skadon dhe 100-ditëshi i Policisë së Shtetit, Hoxha shkruan se në këto 100 ditë u rrit çmimi i kanabisit dhe në Shqipëri u fut fara e rë ‘gorrilla’ që ka ardhur nga Spanja. Hoxha përmend sasitë me kokainë që janë kapur në Portin e Durrësit, për të cilat shton se Policia e Shtetit nuk e ka ‘vënë ujin në zjarr’ për këtë gjë, duke lënë që droga të marrë dhe emra ‘brand’esh mode si ‘Philipp Plein’ ‘Prada’ apo edhe shumë të tjera. Referuar avionit të vogël sportiv që ra në Vermosh të Shkodrës, Hoxha shton se në 100 ditë u rikthye fenomeni pas 5 viteve qetësi. Sipas gazetarit, avioni ra nga sasia e madhe e drogës që mbante. I vetmi lajm i mirë sipas Hoxhës është pagesa e orëve shtesë për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk i merrnin prej katër vitesh.
Statusi i plotë:
Skadoi “ultimatumi” 100 ditor i kryeministrit…Sot skadon ultimatumi 100 ditor, i vendosur nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit…Po çfare ndodhi ne keto 100 dite?! Se pari, njeriu(Ardi Veliu) qe duhet te rivendoste ne efiçence te plote trupen policore, nuk eshte me drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit…Tashme kemi nje drejtor te ri(Gledis Nano), i cili duhet te beje bilancin e 100 diteve te para te drejtimit te tij.Se dyti; gjate ketyre 100 diteve, memorialit te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit, ju shtua nje yll i ri. Nga 224 deshmore, tani kemi 225. Gjate diteve te ultimatumit kryeministror, mesuam prej tij, se “çmimi i kanabisit ne tregun europian mbetet shume i larte. Kjo ne saj te uljes se ndjeshme te siperfaqes se kultivuar ne Shqiperi”….Nuk e di pse me vjen ndermend ajo batuta e filmit “Skenderbeu”;…“Dhe çakejt nder male do qeshin me ty”…Narkotrafikantet e shfrytezuan 100 diteshin, per te kultivuar nje fare te re kanabisi. Nje kultivar te modifikuar ne Spanje, por te aplikuar per here te pare ne Shqiperi. Bimes se paligjshme te quajtur “Gorrilla” i mjaftuan vetem 60 dite diell per te dhene nje produkt me 25% THC, nje perqindje gati dy here me e larte e narkotikut se çdo fare kanabisi e kultivuar deri tani ne Shqiperi. Mbi te gjitha me çmimin prej 4500 euro per kilogram, “Gorrilla” ploteson edhe “kriteret” e kryeministrit, duke treguar pse çmimi ne treg qendron kaq i larte. Gjate ketyre 100 diteve te ultimatumit, u kapen kater konteniere bananesh me kokaine ne portin e Durresit. Nje konteiner i peste u gjet i hapur ne pjesen frigoriferike te tij(trafikantet ne kete rast e kishin marre mallin para policise). Por askush nuk e vuri ujin ne zjarr, nen moton “ku ha ujku le te haje dhe çakalli”…Edhe pse sasite e kapura, te ardhura nga Ekuadori, ishin si asnjehere tjeter ne sasi te vogel. Po bereqavers edhe me kaq…
Gjate ketyre 100 diteve, policia sa here ka kryer operacione me blerje te stimuluar ne treg, jo vetem qe ka gjetur kokaine lehtesisht, por ka zbuluar edhe brandin me ne mode. “Buket” e kokaines se kapur, kane patur te stampuar marken “Philipp Plein”, me nje pasterti kristali mbi 90% dhe çmim shumice 38-40 mije euro per kg. Fakti qe gjendet kaq lehtesisht kokaine ne treg, deshmon se tashme ne jemi nje baze operacionale e narkotrafikut, me depot e mbushura plot. Gjate ketyre 100 diteve, policia ka kapur ne operacione me blerje te stimuluar, mina me telekomande apo armatim luftarak te çfaredo kalibri, sa here ka tentuar te bleje nga trafikantet e armeve. Kur minat e sofistikuara apo armet, gjenden kaq lehtesisht ne qarkullim, kjo deshmon pse grupet kriminale e kane kaq te lehte te lajne hesapet me njeri-tjetrin. Ne afatin 100 ditor te ultimatumit, pas 5 vitesh qetesie “u be e mundur” te mbetej serish ne toke nje avion narkotrafiku, te cilin mbipesha e makuterise se trafikanteve nuk e lejoi te ngrihej ne ajer. Por sepaku ne mesuam se veç pistave per avionet e narkotrafikut ne jug dhe Shqiperine e mesme, tashme kemi dhe pista ne zonen e Alpeve, ne veri te vendit… Nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te treguar gjithe çfare ndodhi gjate ketyre 100 diteve, por sepaku 12 mije policet e Shqiperise, punonjesit me te keq paguar ne kete vend, moren nje lajm te mire.Nje nga vendimet e para te Drejtorit te ri te Policise, ishte llogaritja e oreve te punes jashte orarit, qe nuk jane paguar nga viti 2017….Sigurisht, kush priste qe kryeministri te bente sot, nje bilanc te ultimatumit 100 ditor, ka mbetur i zhgenjyer…Gjithsesi jeta vazhdon…
(f.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– 10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se...
TIRANË– Policia Rrugore ka pezulluar 75 leje drejtimi për shpejtësi tej normave, drejtim mjeti në gjendje alkooli si dhe për qarkullim në sens të kundërt g...
TIRANË– “Perlat” që shkruhen në librat e shkollës nuk kanë munguar kurrë, por kësaj here është rritur niveli. E në të gjitha kuptimet e fjalës. Në li...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur numërimi i 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend. Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër...
TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur ‘sekuestro’ ndaj kompanisë “Alba Exotic ...
KURBIN- Miloti dhe gjysma e fshatrave të Kurbinit janë sot pa energji elektike si pasojë e stuhis së erës. Mbrëmjen e kaluar moti i keq ka përfshirë një pjesë t...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar ankandin e radhës për blerjen e sasisë së energjisë elektrike të nevojshme për v...
ELBASAN– Problemi i plehrave shfaqet edhe në Elbasan! Qyteti ka hasur problem lidhur me trajtimin e mbetjeve, të cilat janë prezent kudo në hapësirat publ...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tashmë 3 anëtarë të rinj. Nga 204 vota të vlefshme, Zeqir Hoda u zgjodh me 150 vota; Deniona Katro u zgjodh...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk vendos çmimet që do të kenë tamponët d...