Sport

10 vjet pa fituar në Torino, Milan thyen tabunë dhe fut Juventusin në telashe

Milani nuk fitonte në kampionat në shtëpinë e Juves që nga 2010-ta kur vendoste një gol i Gattusos por këtë herë skuadra e Piolit i bëri të heshtin tē gjithë juventinët duke marrë një fitore të madhe
Featured image of article: 10 vjet pa fituar në Torino, Milan thyen tabunë dhe fut Juventusin në telashe Juventus-Milan

ITALI- Juventus vinte si i kuotuar për të fituar ndaj Milanit në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por nuk ndodhi kështu. Në “Allianz Stadium”, kuqezinjtë fitojnë 3-0 dhe hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në grupet e Champions League. Në fundin e pjesës së parë Brahim Diaz shënoi me një goditje plot klas, gol që u pa dhe nga sistemi Var pasi dyshohej për një prekje me dorë të spanjollit.

Në pjesën e dytë Milani ishte akoma më mirë, madje në minutën e 58 humbi dhe një penallti me Franck Kessie. Por atë që se bëri dot mesfushori nga Bregu i Fildishtë e realizoi Rebic me një supergol në minutën 78, vetëm 12 minuta pasi kishte hyrë në fushë, supergol që vulosi suksesin e Milanit. Për ta bërë më të bukur këtë fitore dhe më turpëruese humbjen për Juven, mendoi Fichayo Tomori që në minutën e 82-të shënoi dhe të 3-in për Milanin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Milani nuk fitonte në kampionat në shtëpinë e Juves që nga 2010-ta kur vendoste një gol i Gattusos por këtë herë skuadra e Piolit i bëri të heshtin tē gjithë juventinët duke marrë një fitore të madhe. Me këtë disfatë Juventusi zbriti në vendin e 5-të dhe tashmë do ta ketë shumë të vështirë të kapi zonën Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment