AktualitetPolitike

10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet Fatmir Xhindi, djali deputet: Duam drejtësi

Taulant Balla, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 10-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të vrarë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Bashkë me Ballën, i pranishëm ka qenë edhe djali i Xhindit, sot deputet i PS, Anduel Xhindi. Ai bëri apel që të gjendet vrasësi i babait të tij.
Featured image of article: 10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet Fatmir Xhindi, djali deputet: Duam drejtësi Fatmir Xhindi, deputeti i vrare i PS

FIER- 10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet në Roskovec, ish-deputeti i vrarë i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. 10 vite nga vrasja, por ende pa fajtor. Ky ka qenë apeli që ka ngritur, djali i tij, Andueli, në këtë ceremoni përkujtimore.

Ai tha se duhet të gjendet autori, e të vihet drejtësia, që shpirti i Fatmir Xhindit të prehet në paqe.

Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla që tha se PS ka realizuar dëshirat e Fatmir Xhindit në zonën e Roskovecit.

“Punët që kemi bërë në Roskovec, ëndrrat e Fatmirit. Andueli ka pasur një barrë të rëndë që t’a zëvendësojë.”-është shprehur Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra në muajin maj të vitit 2009 tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.

Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura radhazi, ai ka qenë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.

(f.g/dosja.al)

  • 12:14

    “Na mundon pyetja, kush e vrau”, djali i Fatmir Xhindit kërkon drejtësi: U bënë 10 vite të vështira, gjejeni që t’i prehet shpirti në paqe

    Në 10-vjetorin e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, një fjalë para të afërmve dhe miqve të pranishëm ka mbajtur edhe djali i tij, tashmë deputet Anduel Xhindi.

    Anduel Xhindi, djali i deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi

    Xhindi ka apeluar për drejtësi dhe ka thënë se megjithëse ka 10 vite që është vrarë, ata ende nuk e dinë kush e vrau babain e tyre. “U bënë 10 vite që kur im atë është ndarë nga jeta, dhe drejtësia se ka dhënë fjalën e saj. Ne na mundon pyetja, kush e vrau Fatmirin dhe pse. Gjej rastin t’ju bëj thirrje institucioneve, që të gjithë ne të biem rehat, dhe shpirti t’i prehet qetësisht. Kanë qenë vite të vështira pa të, por ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ju këtu, për mbështetjen që na keni dhënë.”-ka thënë deputeti Anduel Xhindi.

Shto Koment