Rajoni

10 vite nga njohja e pavarësisë së Kosovës në GjND, Kurti: Ky dështim i Serbisë nuk u shfrytëzua nga ne

Në një shënim në mediat sociale, Kurti shkruan se dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova.
Featured image of article: 10 vite nga njohja e pavarësisë së Kosovës në GjND, Kurti: Ky dështim i Serbisë nuk u shfrytëzua nga ne Albin Kurti

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë që njohu Kosovën si shtet të pavarur. Në një shënim në mediat sociale, Kurti shkruan se dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova.

Ish-kryeministri shton se Kosova  në vend që ta forcojë subjektivitetin ndërkombëtar dhe shtetndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë.

“10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqsonte Finlandën.)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj. GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, shkruan Kurti.

Si dje 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment