Politike

10 vite burg kush shkel karantinën/ Kodi Penal s’mund të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, Kushtetuta e thotë qartë (FOTO)

Kushtetuta në nenin 81 parashtron se Kodet (ku hyn dhe ai Penal), nuk mund të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar.
Featured image of article: 10 vite burg kush shkel karantinën/ Kodi Penal s’mund të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, Kushtetuta e thotë qartë (FOTO) Foto ilustruese

TIRANË– Në një seancë të jashtëzakonshme me kushte të rrepta sigurie dhe distancimi, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të kalojnë me 16 prill paketën me ndryshimet në Kodin Penal. Këto ndryshime, pritet të përfshijnë veç dënimeve për karantinën e COVID-19, edhe dhunën në familje si dhe posedimin e aseteve të sekuestruar nga operacioni Forca e Ligjit, OFL.  Gazetarja Esiona Konomi, që mbulon prej vitesh zhvillimet e politikës në Shqipëri, zbulon një shkelje proceduriale në Rregulloren e Kuvendit, përsa i përket Kodit Penal. Kushtetuta në nenin 81 parashtron se Kodet (ku hyn dhe ai Penal), nuk mund të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar.

POSTIMI I PLOTË:

Kushtetuta e ka të qartë në nënin 81 të saj, bashkë me Rregulloren e Kuvendit, neni 28 i saj, se Kodet (ku hyn dhe ai Penal), nuk mund të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Edhe nëse kjo mund të arsyetohet me gjendjen e jashtëzakonshme (pa ndonjë ndërlidhje të qartë juridike), duhet që, përpara se një ligj të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi të marrë një vendim përmes votës në seancë plenare që ligji në fjalë të procedohet nxitimthi. Aq nxitim ka mazhoranca në këtë pikë, saqë Komisioni i Ligjeve sot dhe Seanca Plenare të enjten, do ta miratojnë ashpërsimin penal me procedurë të përshpejtuar, pa marrë më herët vendimin e detyrueshëm për ta shqyrtuar përmes kësaj procedure.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kushtetuta

Më 16 prill, Kuvendi do të mblidhet për të miratuar  draftin e propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19. Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet. Nëse thyerja e karantinës shkakton infektimin dhe më pas vdekjen e dikujt tjetër, burgu shkon nga 5 deri në 15 vite.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment