Rajoni

10 teatro në Kosovë anulojnë shfaqjet në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovë me anë të një postimi në Facebook shkruan se kanë anuluar shfaqjet në shenjë solidariteti me shembjen e Teatrit në Shqipëri
Featured image of article: 10 teatro në Kosovë anulojnë shfaqjet në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar Momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar

TIRANË- Pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri, në shenjë solidariteti 10 teatro në Kosovë kanë anuluar shfaqjet e tyre. Lajmi është bëri i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovë, me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se kanë anuluar shfaqjet e tyre. 

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, shkruhet në njoftim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment