Rajoni

10 të vdekur dhe 521 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë

Ndërkohë që 585 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 25.586.
Featured image of article: 10 të vdekur dhe 521 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 10 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 521 të tjerë. Ndërkohë që 585 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 25.586.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 40.117 raste pozitive, ndërsa  1,026 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment