Aktualitet

10 të infektuar në Korçë/ Dy mjekët në Kolonjë u shërbyen pacientëve me Covid-19, tetë janë qytetarë

Mësohet se në bashkinë e Kolonjës, 2 anëtarë të personelit shëndetësor që ka dalë i infektuar u kanë shërbyer oacientëve të parë me Covid-19 në këtë qytet.
Featured image of article: 10 të infektuar në Korçë/ Dy mjekët në Kolonjë u shërbyen pacientëve me Covid-19, tetë janë qytetarë Testi i COVID-19

KORÇË– 10 rastet e konfirmuara në qarkun e Korçës, janë personel mjekësor. Rastet u konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme dhe janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

Mësohet se në bashkinë e Kolonjës, 2 anëtarë të personelit shëndetësor që ka dalë i infektuar u kanë shërbyer oacientëve të parë me Covid-19 në këtë qytet.

Prej ditësh, mjekët kanë qenë të izoluarprej ditësh. Tashmë ata janë izoluar në banesat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në bashkinë e Korçës, janë 7 persona me Covid-19. Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit ka një të infektuar, kontakt i afërt me rastet e fundit në këtë zonë.

Ndërkohë 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment