Jete & StilPsikologji

10 shenja që ju keni një shok apo shoqe toksike, që duhet t’i bëni dalje

Shoqëria jonë duhet të na motivojë, dhe të na japi një perpektivë pozitive mbi veten tonë, dhe çdo gjë  përreth nesh.
Featured image of article: 10 shenja që ju keni një shok apo shoqe toksike, që duhet t’i bëni dalje

TIRANË – Shoqëria është shumë e rëndësishme për të tërë në,dhe është vitale për një mirëqënie të mirë.

Në thelb ajo ndikon shumë në mënyrën tonë të menduarit, dhe në mënyrën se si në përceptojmë jetën tonë dhe botën që na rrethon.

Shoqëria jonë duhet të na motivojë, dhe të na japi një perpektivë pozitive mbi veten tonë, dhe çdo gjë  përreth nesh.

Në marrim shumë karakteristika të personalitetit nga miqtë tanë, dhe i përvetësojmë ato si tonat.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të këmi një shoqëri pozitive.

Por ka shumë raste, që ne kemi në shoqërinë tonë, njerëz që nuk janë aspak të mirë  për shëndetin tonë mendor, për më tepër ata janë toksikë, dhe ne as nuk arrijmë ta kuptojmë këtë gjë.

Cilat janë shenjat që miku/mikja juaj është toksike dhe ju duhet ti bëni asaj dalje sa më parë?

1-  Mundohet t’ju ul poshtë sa herë ju jepet mundësia.

Ju duhet të jepni dhe të merrni mbështetje pozitive nga miqtë tuaj sa herë të keni nevojë për ta, dhe anasjelltas.

Por ka dhe nga ata miq, që duan t’ju shohin më poshtë se veten e tyre, dhe ndaj ju bëjnë të ndiheni jo mirë  duke ju ulur, ndonjëherë gjasme edhe me tallje, por ata duan t’ju tregojnë gjithmonë që janë më lart se ju.

2-  Ju fajëson.

Çdo njeri bën gabime,  edhe në marrëdhëniet e tij shoqërore, por një shok i mire do t’ju kërkojë falje nëse e ka tepruar pas një argumenti me ju, ose pas diçka jo të saktë të bërë nga ana e tij.

Ndërkohe që një shok toksik, apo manipulativ do t’ju fajësojë ju për gjithçka të ndodhur midis jush, dhe do t’ju thotë se jeni ju ai që duhet të ndryshojë karakter dhe të përshtatet më mirë me ta.

3- Ata dyshojnë çdo gjë që ju thoni ose bëni.

Ata duan t’ju bindin ju se keni një vetëbesim të ulët, dhe ata nuk besojnë asgjë që ju thoni se do të bëni ose do të arrini , duke i hedhur poshtë të tëra pritshmëritë tuaja.

4- Ata janë të palumtur.

Ata ndihen keq për jetën e tyre, dhe ndihen akoma më keq kur shohin se ju keni një jetë të mirë dhe të lumtur, dhe mundohen të ta venisin atë, duke nxjerrë në dukje mangësitë e jetës suaj, apo ato që ju ju shqetësojnë për momentin.

5- Janë egoistë.

Ata ofrojnë t’ju ndihmojnë, apo t’ju dëgjojnë kur është e leverdisshme për ta dhe jo për ju.

6- Ata janë dramatik, dhe ju marrin dhe ju me vete në dramën e tyre.

Miqtë toksikë zakonisht janë shumë dramatik, nëse ata kalojnë një ditë të keqe në punë, ata do t’a çojnë atë në një nivel tjetër, dhe do t’ju përfshijnë dhe juve në dramën e tyre.

7- Ata janë shumë paragjykues.

Ata do të gjykojnë çdo njeri tjetër tek ju, duke i parë njerëzit që ju rrethojnë me mikroskop dhe do të gjykojnë në mënyrë negative çdo veprim të tyre. Nëse mendoni se ata nuk e bëjnë dhe me ju këtë gjë, sado miq ti keni, mëb besoni kur ju them se gaboheni.

8- Janë kokë-fortë.

Çdo gjë funksionon sipas mënyrës së tyre. Asgjë që nuk është siç e mendojnë ata, nuk është e saktë.

9- Janë inatçinj.

Paçka se duket sikur e kanë kaluar situatën konfliktuose që mund të kenë patur me ju për  ndonjë x gjë, në të vërtetë ata nuk do t’a harrojnë kurrë atë, derisa t’ja u kthejnë edhe juve me të njëjtën monedhë.

10 – Ju ndiheni të lodhur pas takimit me ta.

Ju ndiheni pa energji, dhe të konsumuar pasi jeni takuar me ta. Kjo ndodh sepse një shok toksik ju ul vetëbesimin dhe vetë motivimin, duke ju bërë kështu të ndiheni më keq se para se ti takonit ata, një shok toksik është pesimist, dhe pesimisin e tij ju a kalon edhe juve, duke ju lënë të venitur dhe të lodhur.

Burimi:Oprahmag

E.C/Dosja.al

 

Shto Koment