Politike

“10 oligarkë i puthin edhe atë që s’thuhet Ramës”, Basha: Kriminelë, duhet të ishin në burg

Gjatë fjalës së tij në Korçë, Lultim Basha sulmoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij me anë të 10 oligarkëve kontrollon gjithçka, duke penguar kështu sipërmarrjen e lirë.

Sipas Bashës nëse Shqipëria do të kishte një Prokurori të pastër sa të Kosovës, këta 10 oligarkë dhe kriminelë, siç i quajti Basha, së bashku me Damian Gjiknurin, Taulant Ballën dhe Edi Ramën do të ishin në burg.

Ai tha se këta 10 persona, “i puthin dorën, i puthin këmbën, madje i puthin edhe atë që nuk thuhet, sepse ai u jep tenderat korruptivë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej shtoi: “10 kriminelë kanë në dorë trafikun e drogës, hynë e dalin në burg. Burg i thënçin se aty trajtohen si në hotel. Me telefon në dorë janë gjatë të gjithë kohës online. Flasin me drejtorët e policisë, sepse përdoren për blerjen e votave. Këta të 10 janë shtylla e pushtetit të Edi Ramës, që kontrollojnë gjithçka, që nga doganat, tatimet etj. Këta 10 oligarkë, këta 10 kriminelë kontrollojnë gjithçka. Nëse do të kishim një prokurori të pastër sa të Kosovës, në burg duhet të ishin këta, e jo Klevis Balliu dhe ata që mbrojnë shtëpinë e tyre. Në burg duhet të ishte Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe vetë Edi Rama”.

A.S/ Dosja.al

Shto Koment